Ferrero Group vazhdon të investojë në Turqi dhe në sektorin e lajthive
Ferrero Group, një nga liderët e tregut të industrisë së ëmbëlsirave, vazhdon të forcojë prezencën e tij në tregun e lajthive, në mënyrë që të garantojë dhe përmirësojë edhe më tej cilësinë e lëndës së parë kryesore, që i jep shijen unike shumë prej produkteve të njohura të Ferrero Group, si Nutella, Ferrero Rocher dhe Kinder Bueno.

Në këtë kuadër, Ferrero Group ka blerë 100% të biznesit familjar Oltan Group. Oltan Group është operatori kryesor në mbarë botën në prokurimin, përpunimin dhe tregtimin e lajthive, me një xhiro vjetore mbi 500 milionë dollarë.

Me bazë në Trabzon të Turqisë, Oltan Group është aktiv në të gjithë rajonet kryesorë të rritjes së lajthive me pesë fabrika prodhimi duke eksportuar në Bashkimin Europian dhe tregjet e tjera të mëdha në mbarë botën.

Marrëveshja mbetet për të marrë miratimin përfundimtar nga ana e Autoritetit Rregullator përkatës.

Kjo blerje do të nxisë edhe më tej angazhimin e përgjegjësisë sociale të Korporatës Ferrero në praktika të qëndrueshme bujqësore, tashmë aktive në Turqi nëpërmjet programit të saj të dedikuar me emrin Ferrero Farming Values (FFV). Ky program bazohet në parime specifike dhe fokusohet kryesisht në rritjen e aftësive bujqësore të të gjithë fermerëve dhe përmirësimin e mundësive të rritjes së të ardhurave të tyre.

Interesat e ndërsjellta në mes së planeve afatgjatë të Ferreros dhe qasjes për investime të orientuara drejt cilësisë, si dhe prania e çmuar, historike dhe e konsoliduar e Oltan-it në tregun e lajthiveTurqi, paraqesin një mundësi të rëndësishme për një rritje të qëndrueshme dhe kryesuese të sektorit të lajthiveTurqi në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori