Europa mund të dëmtojë ekonominë amerikane
Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i druhet mundësisë që borxhet e eurozonës të kenë një impakt negativ mbi ekonominë amerikane, lajmëroi gjatë mbrëmjes “France Press”. Problemet brenda Bashkimit Europian kanë detyruar instancën më të lartë ekonomike në SHBA që të mendojë për marrjen e masave për t`i dalë përpara problemit.

“Rimëkëmbja e ekonomisë mbeten ende në rrezik nga shumë faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm. Dinamizmi i sektorit të ndërtimit në vend dhe borxhet europiane jashtë mund të frenojnë zhvillimin”, deklaroi një zyrtar i lartë i Rezervës Federale.
Shtuar më 04/01/2011, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori