Truss dha dorëheqjen, Rishi Sunak zgjidhet kryeministri ri i Mbretërisë së Bashkuar

Pak minuta më parë Rishi Sunak është shpallur zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi Penny Mordaunt u largua nga gara e lidershipit konservator dhe mbështeti Sunak.

Njoftimet i bëri kryetari i konservatorit “Komiteti 1922”.

Pati brohoritje të forta dhe goditje në tavolina nga deputetët konservatorë në dhomë, ndërsa Sir Graham Brady njoftoi se kishin marrë vetëm një nominim për liderin e ri të partisë. Prandaj ai deklaroi Rishi Sunak si kreun e ardhshëm të partisë dhe tha se do t’u drejtohej deputetëve konservatorë së shpejti.

Ish-Kancelari i Thesarit do të pasojë Liz Truss në Downing Street Number 10 dhe pritet të rivendosë rendin në një vend që ka qenë në trazira politike vitet e fundit për shkak të zgjedhjeve të paraardhësit të tij. Në orët e ardhshme zoti Sunak do të ketë një takim me Mbretin Charles III për të marrë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë. Në të njëjtën kohë ai bëhet qiramarrësi më i ri dhe i parë jo i bardhë në Downing Street./albeu.com