E FUNDIT/ Çfarë do të ndodhë me Bashën nëse rimerr kreun e PD? Berisha: Unë nuk përzë njeri!

Sali Berisha ditën e sotme gjatë një konferencë e cila po ndodh LIVE foli gjërë e gjatë mbi betejën e tij për foltoren e cila erdhi pas përjashtimit të tij nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Berisha deklaroi se ka mbledhur 4200 firma nga demokratët dhe foli I sigurt për pozicionin e tij në krye të PD së shpejti.

Por çfarë të ndodhë me Bashën nëse Berisha rimerr kreun e PD?

Sali Berisha: Partia Demokratike nuk përjashton askënd, është shumë e vërtetë që ndër vite janë larguar shumë njerëz nga Partia Demokratike, por askush nuk është hequr.

Të gjithë janë larguar vetë, ju garantoj për këtë gjë.

PD nuk përzë njeri, por më 12 dhjetor por më 12 dhjetor do të gdhihet e rithemeluar, le të themi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.11.2021 20:09