3 persona hapin makinën e Lewandowskit dhe i vjedhin orën me vlerë 75 mijë euro

Robert Lewandowski ka pasur një frikë të tmerrshme këtë të enjte me mbërritjen e tij në Ciutat Esportiva.

Pasi kanë qëndruar në derën e ambienteve për të nënshkruar autografe për tifozët në pritje të ardhjes së lojtarëve, si zakonisht, dy persona kanë shfrytëzuar rastin për të hapur derën e shoferit të makinës së polakut dhe kanë vjedhur një orë, me vlerë 75.000 euro direkt nga kyçi i dorës, shkruan Sport.

Hajdutët kanë marrë orën me një rrip portokalli. Së pari Lewandowski dhe më pas Mossos kanë ndjekur tre hajdutët. Lojtari polak ka pësuar një fatkeqësi të vogël me makinën e tij dhe kanë qenë Mossos ata që më në fund kanë mundur të rikuperojnë orën.

Patrulla e Mossos është paraqitur në Ciutat Esportiva ku kanë qëndruar deri pas orës gjashtë pasdite. /albeu.com/