E BUJSHME/ Superkompjuteri “parashikon” Messin kundër Ronaldos në finalen e Botërorit, ja kush e fiton

Një superkompjuter, të paktën siç reklamohet nga ata që u besojnë “parashikimeve” të tij, ka publikuar parashikimin e tij për Kupën e Botës. Sipas tij, në finalen e Katarit më 18 dhjetor do të kemi një betejë Lionel Messi-Cristiano Ronaldo, me Argjentinën që mposht Portugalinë dhe fiton titullin.

Pa detajuar të dhënat që kompjuteri merr në konsideratë, theksohet se llogaritet prania e çdo skuadre në katër Botërorët e fundit, si dhe pozicioni i saj në renditjen botërore të FIFA-s. Kështu, ecuria pa humbje e Argjentinës prej 34 ndeshjesh luajti një rol në parashikim, shkruan albeu.com.

Anglia , sipas superkompjuterit, do të kryesojë Grupin e Dytë dhe do të eliminojë Senegalin në raundin e 16-të dhe Meksikën në çerekfinale, përpara se të eliminohet me penallti nga Portugalia në gjysmëfinale.

Përpjekja e parë e ekipit hulumtues për të parashikuar një fitues në një turne të madh ishte në Kupën e Botës 2018 dhe dështoi keq. Në atë kohë, vlerësimi tregonte se kampione e botës do të ishte Spanja, por u eliminuan me penallti në fazën e 16-të nga Rusia. /G.D albeu.com/