Ekonomia e Spanjës, ende e paqëndrueshme
Ekonomia spanjolle vazhdon të jetë e paqëndrueshme dhe kjo do të reflektohet me një shtrenjtim të huamarrjes për Madridin zyrtar në tregjet ndërkombëtare.

Kompania e vlerësimeve financiare, “Standard & Poor”, zhvlerësoi normën e kreditimit të Spanjës dhe paralajmëroi se në mungesë të shenjave të dukshme të përmirësimit, mund të ulë edhe më tej vlerësimin e saj.

Tashmë, Spanja vlerësohet me normën BBB+ dhe ekspertët parashikojnë se mund të jetë e detyruar të marrë më shumë hua për të mbështetur sektorin bankar në vështirësi. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2012, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori