Ekonomia shqiptare ruan ecuri pozitive
Pëlqej
Shefi i Misionit të FMN për Shqipërinë, Gerwin Bell vlerësoi të hënën se “ekonomia shqiptare vazhdon të ruajë një ecuri pozitive” dhe u shpreh optimist se “ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”.

Gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë së Shqipërisë, Ilir Meta, Bell vlerësoi edhe emetimin e Eurobond-it, si një tregues stabiliteti dhe kredibiliteti i ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Takimi Meta-Bell u përqendrua në zhvillimet makroekonomike, projeksionet fiskale për vitin e ardhshëm, projektet në sektorin energjetik, klima e biznesit dhe potencialet e investimeve të huaja në Shqipëri. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori