Ekonomia shqiptare drejtë përkeqësimit
Ekonomia shqiptare edhe për gjysmën e dytë të vitit 2011 është përkeqësuar. Të dhënat vijnë nga raporti i Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Kërkesa agregate edhe për tremujorin e fundit vazhdoi të ishte e dobët. Si importet e mallrave të konsumit ashtu edhe importet e mallrave kapitale rezultuan në rënie, në terma realë.

Sipas gazetës Mapo rënie ka pasur edhe paga reale në ekonomi ndërkohë që kredia konsumatore pati një rritje mjaft të ngadaltë. Sjellja e konsumatorëve ruajti orientimin drejt kursimeve, ndërkohë që edhe investimet private regjistruan nivele shumë të ulëta të rritjes. Në analizën e Bankës Qendrore, inflacioni i ulët do të përcaktohet nga kërkesa e dobët dhe thellimi i hendekut negativ të prodhimit në ekonominë shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori