Ekonomia po jep shenja përshpejtimi
Pëlqej
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë aktin normativ të qeverisë që propozon disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2014">2014. Gjatë prezantimit të pr/ligjit, ministri Cani tha se rishikimi i buxhetit tregon një mentalitet të ri të qeverisë dhe maxhorancës.

“Ndryshe nga qeveria e mëparshme që priste shirita dhe më pas shkurtonte buxhetin, tani ka ndryshuar situata, duke filluar me hartimin e buxheteve realiste”, nënvizoi ministri Cani.
Në fjalën e tij kreu i Financave vuri në dukje se ekonomia po jep shenja përshpejtimi. Tremujori i parë ka shënuar një rritje 1.7 %, tha Cani, ndërsa të dhënat indirekte tregojnë se rritja ekonomike është më e lartë në tremujorin e dytë. Sipas tij, kjo tregon për kthim të kahut të zhvillimit të ekonomisë ndryshe nga viti 2014">2014 kur ajo ishte me tkurrje.

Ministri nënvizoi se të gjithë treguesit janë realizuar sipas planifikimeve që iu bënë buxhetit në muajin dhjetor. “Ky buxhet parashikonte një deficit prej 6.6% të PPB, ndërsa ne deri në fund të vitit do e ulim në 6.3%.

Pas diskutimit, akti u miratua me votat e deputetëve të maxhorancës, ndërsa opozita vijon të bojkotojë veprimtarinë e parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori