Ekonomia në krizë? Ben Ahmetaj fsheh të dhënat problematike (FOTO LAJM)

Pëlqej
Jemi në fund të javës së parë të prillit dhe Ministria e Financave ka publikuar vetëm treguesit fiskal të muajit janar duke fshehur shkurtin dhe marsin.

Praktika e deritanishme ishte që në fillim të muajit pasardhës, Ministria e Financave publikonte ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve në arkën e shtetit sipas zërave respektivë duke mundësuar kështu transparencë, të paktën sa i përket statistikave.

Por, super ministria e drejtuar nga Arben Ahmetaj nuk ka vepruar kështu këto dy muaj dhe duket se ka një arsye.

Treguesit nuk janë për t'u lavdësuar dhe Ahmetajt i është dashur që të tregohet disi i kursyer sa i përket publikimit me shpresën se në muajt në vijim çdo gjë do të rregullohet për të luajtur pastaj me shifrat.

Situata jo kënaqshme vërehet në muajin janar ku qeveria ka hasur probleme në realizimin e të ardhurave sipas parashikimeve në tregusit kryesor siç janë TVSH, Tatimi mbi Fitimin dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të cilat janë të gjitha me rënie, shkruan Albeu.com.

Tek TVSH-ja për janarin mungojnë 461 milionë lekë duke pasqyruar një rënie të lehtë edhe të konsumit në ekonomi, ndërsa Tatimit mbi Fitimin i mungojnë 176 milionë lekë ose -11 për qind krahasuar me parashikimin.

Në media sot ka qarkulluar një informacion se Arben Ahmetajt i është "prerë bileta". Ndoshta Ramës i duhet një kurban për të shuar revoltën popullore për rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës në Shqipëri, megjithatë edhe treguesit e mësipërm nuk janë një argument i pakët për t'i thënë "suksese në jetë!". /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori