Ekonomia libiane në nivele të qëndrueshme
Ekonomia libiane është ende e qëndrueshme edhe pse u shkatërrua nga lufta. Ministri i Përkohshëm i Ekonomisë siguroi se ka një inflacion nën kontroll dhe nuk ka probleme të pakapërcyeshme.

Abdallah Chamia, pohoi se niveli i inflacionit ishte nën atë të dy shifrave megjithë mungesën e theksuar të karburantit, ujit dhe krahut të punës.

"Ekonomia e përgjithshme është relativisht e qëndrueshme", tha Chamia për gazetarët në Tripoli.

"Çmimet janë përgjithësisht të qëndrueshme, nuk ka hiperinflacion, edhe pse çmimet janë rritur për disa produkte", shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2011, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori