Radhë kilometrike në aksin Orikum-Vlorë, pushuesit presin në trafik (FOTO LAJM)

Edhe kjo e diel ka shkaktuar një radhë të gjatë të automjeteve në aksin rrugor Orikum-Vlorë.

Me dhjetra makina janë detyruar të qëndrojnë për orë të tëra në trafik.

Ky aks rrugor i është nënshtruar disa punimeve, teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.

Mësohet se radha e makinave ka shkuar deri në 15 km, ndërsa bëhet me dije se në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet.


Shtuar 20.06.2021 19:27