Efiçienca e energjisë, Gjiknuri: Program konkret për uljen e konsumit
Pëlqej
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri ishte sot i pranishëm në konferencën për politikat e energjisë në Ballkan, me temë "Politikat e efiçiencës së energjisë". Gjatë fjalës së tij ai theksoi se qeveria ka një program konkret për uljen e konsumit të energjisë elektrike. Gjiknuri theksoi se është i nevojshëm ndërgjegjësimi i qytetarëve për konsumin e energjisë.

"Të nxisim përdorimin me eficensë të energjisë. Kursimii i energjisë do të thotë një përdorim më eficent. Në Shqipëri konsumojmë energji më shumë seç duhet . Çrregulli mi i tregut e bën konsumatorin të painteresuar për ta bërë konsumatorin të kursejë.

Qeveria ka program konkret po merr disa masa që të sjellin uljen e konsumit të energjisë elektrike. Do miratojmë plan veprimi të qendrueshëm sipas planit dhe direktivave të BE. Do nxisim sektorin publik që të marrë rolin e liderit në zbatimin e eficencës së energjisë...do miratohet dhe forcohet kodi i ndërtimit, do krijojmë fondin e eficencës së energjisë", u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai theksoi se shteti i pari që do jetë promotor i programeve për eficencën energjetike. "Pra eficenca mund të kthehet në një sektor biznesi. Po te kemi banesa me eficensë elektrike do harxhohej më pak energji, do paguheshin fatura më të vogla. Duhet të ndërgjegjësohen njerëzit që të përdorim me eficencë energjinë. Jemi në fazën e reformave në energji", u shpreh ministri Gjiknuri.
Shtuar më 14/09/2014, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori