Edhe Franca me plan masash kundër krizës ekonomike
Përveç vendeve që tashmë i ka prekur kriza, plan masash kundër krizës po hartojnë edhe vende të tjera mbi të cilat kriza nuk ka rënduar shumë. Një plan i tillë po hartohet edhe nga qeveria franceze e cila në krye të kësaj reformojë sistemin e pensioneve në vend.

E vendosur të mbajë nivelin më të lartë të rating-ut, 3A, Parisi po mendon për shkurtime shpenzimesh që mberrijne deri në 8 miliarde euro. Kriza e euros ka shtyrë kështu edhe Francen drejt vorbullës së masave të shtrengimit, me shpresen se do të ndihmojnë aftësisë së saj paguese në tregjet financiare.

“Nuk mund te lejojme qe deficiti yne te zgjerohet akoma me shume, sepse kjo do te thoshte rritje te borxhit dhe qe tani ne kemi nje nivel te caktuar huash, te cilin nuk mund ta thellojme me tej” - tha ministri i Jashtem Alain Juppe në një interviste për Radio Europe 1. Mospërshtatja e buxhetit të 2012-es me ngadalësimin e rritjes ekonomike te regjistruar se fundi do te conte drejt nje katastrofe, ka shtuar ai.

Presioni i investitoreve qe Franca te permiresoje financat e saj ka detyruar presidentin Nikolas Sarkozy te zotohet per shkurtime prej 8 miliarde eurosh, ne nje kohe kur vetem ne muajit gusht u prezantua nje plan reduktimesh te shpenzimeve me 12 milione euro te tjera.

Qeveria e Francës po përpiqet vendin nga kriza e borxhit vetem 6 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, thonë ekspertet. Rritja ekonomike e Francës do të ngadalësohet me rreth 1% vitin e ardhshem, në vend të 1,75 % sa ishte parashikimi./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori