Biden i prerë: Rusia nuk duhet të cilësohet si vend që promovon terrorizmin

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, është shprehur se Rusia nuk duhet të etiketohet si një vend që promovon terrorizmin.

Kujtojmë se ky është një emërtim të cilin Ukraina e ka nxitur më së shumti që prej fillimit të pushtimit rus të vendit.

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se në asnjë mënyrë Rusia nuk duhet të cilësohet “sponsor i terrorizmit”.

Kujtojmë se Moska ka deklaruar se do të prishë marrëdhëniet e saj me SHBA-të, pas sanksioneve të ashpra që Biden i vendosi Rusisë, për të dënuar luftën që i shpalli Ukrainës.