Dublin, protestë kundër shkurtimeve buxhetore
Pëlqej
Mijëra demonstrues janë mbledhur në Dublin për të protestuar kundër shkurtimit buxhetor, i nevojshëm për të siguruar pakon ndërkombëtare të ndihmës për shtetin e mbërthyer nga borxhi.

Policia tha se pret që 50 mijë njerëz t’i bashkohen marshit, që është organizuar nga Kongresi i Sindikatave të Irlandës. Protestuesit e kanë quajtur marshin si shansin e fundit që mund të ndikojë në propozim-buxhetin e qeverisë, para se ai të aprovohet në parlament.

Nën këtë propozim, qeveria në katër vjetët e ardhshme do të shkurtojë shpenzimet shetërore për 6 miliardë dollarë dhe do të rrisë taksat për 2 miliardë dollarë. Ky propozim duhet të kalojë, në mënyrë që Irlanda të marrë 113 miliardë dollarë kredi nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Shtuar më 27/11/2010, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori