Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së raporton në Kuvendin e Shqipërisë
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi prezantoi sot, më 30.05.2019, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin mbi aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2018.

Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar, ndërsa përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti dhe tregjet nën mbikëqyrje.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti ka plotësuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi përmes rezolutës “Për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017”.

Koçi u ndal te masat e marra nga Autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit, forcimin e rolit mbikëqyrës, rritjen e edukimit financiar, etj. Ai iu referua vlerësimeve të bëra për punën e Autoritetit në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si edhe rekomandimeve të institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke iu referuar strategjisë së miratuar vitin e kaluar për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022, theksoi se sfida kryesore e Autoritetit do të jetë transformimi i tregjeve financiare jobankare nga tregjet më të brishta në rajon në një nga tregjet financiare më të konsoliduara në Ballkanin Perëndimor.
Shtuar më 31/05/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori