Dosja e Prokurorisë, Bejtaj ‘transportuesi’ i milionave
Pëlqej
Klevis Bejtaj nuk pranon të ketë lidhje me grabitjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Edhe pse nipi Ardian Bitrajt, ish-përgjegjës i Arkës Stok në Thesarin e Shtetit, nuk e pranon, Prokuroria dyshon se studenti i Juridikut ndihmonte dajën për të bërë transportin e milionave, edhe pse vetë ai e kundërshton një fakt të tillë.

Në dosjen e Prokurorisë të zbardhur nga GSH, bie në sy fakti që Bejtaj është takuar me dajën e tij, Ardian Bitraj, para godinës "X" në Linzë, në një kohë që ish-përgjegjësi i Arkës Stok, dilte prej andej me para të fshehura në trup, fakt që theksohet nga prokuroria, çka duket se ngre dyshime të forta si ai mund të ketë lidhje me superskandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë.

"Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga policia gjyqësore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se në datë 21 korrik 2014, pranë gjykatës së Shkallës së Parë, është regjistruar procedimi penal në ngarkim të punonjësve të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 135 e 248 të K.Penal. me datë 30 korrik 2014, është regjistruar emri i personit nën hetim, Klevis Bejtaj, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Nga hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë të hetimit, është konkluduar se shtetasi nën hetim, Ardian Bitraj, ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë, në detyrën e përgjegjësit të Arkës Stok dhe asaj për "veprim", që gjenden pranë Departamentit të Emisionit. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Bitraj ka përvetësuar shuma të mëdha parash, veprime të cilat sipas deklarimit të tij, i ka filluar qysh prej vitit 2010 e deri në ditën kur është depozituar kallëzimi penal.
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori