Maradona i dehur në ndeshjen e fundit, e detyrojnë të futet në karantinë (VIDEO)

I dehur dhe me një “look” të ri para se të nisë karantinen.

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë dhe çdo shfaqje para kamerave e kthen në një spektakël.

Në ndeshjen e fundit të luajtur nga Xhimnasia La Plata, Maradona i ka çuditur të gjithë me sjelljen e tij.

Ai shihej se ishte dukshëm në gjendje të dehur e nuk ngurroi edhe të “sfidonte” kameramanët që ta filmonin ndërsa stafi i kujtonte se dëgjohej çdo gjë që thoshte në ato momente kur po tallej me arbitrin në duelin kundër Banfield. Edhe modeli i tij i ri i flokëve i çuditi të gjithë, duke treguar se ndoshta Maradona nuk po e përjetonte edhe aq mirë ndarjen nga ekipi.

Në fakt, që nga dita e sotme ai ka hyrë në karantinë, siç ka urdhëruar qeveria në vend pasi cilësohet mes shtresave të rrezikuara nga koronavirusi, për shkak të problemeve kardiake dhe me mbipeshën që ka pasur, nga të cilat ka rrezikuar disa here jetën. Derisa të zhduket epidemia, Maradona do ta ketë të vështirë të ushtrojë detyrën e tij, pasi nuk duhet të kontaktojë me askënd jashtë shtëpisë së tij.


Shtuar 16.03.2020 21:16