Fundjave karantine, Bieta Sulo ndan pozat më të ëmbla krah Albanit dhe të birit (FOTO LAJM)

Fundjava kalohet gjithmonë pranë njerëzve më të dashur dhe këtë ka treguar edhe moderatorja e njohur, Bieta Sulo me postimin e fundit në ‘Instagram’.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa nga pozat më të ëmbla të shkrepura në ambientet e shtëpisë pranë Kroit dhe Albanit.

“Pasdite në shtëpi”, ka shkruar Sulo krah fotove të ndryshme ku shfaqet e përgjumur me vogëlushin.

Me siguri pas angazhimit të përditshëm të Bietës në ‘Ftesë në 5’, këto duhet të jenë momentet më shplodhëse për të.


Shtuar 18.04.2020 18:11