Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Dhjetë bizneset më të mëdha në Shqipëri
Pëlqej
Edhe pse me rritje vetëm 0.4% në vitin 2013, shifër më e ulëta që nga 1997-a, mjaft biznese të mëdha VIP, ia kanë dalë mbanë me sukses krizës, pasi në vite ngritën infrastrukturën e duhur, investuan në teknologji e menaxhim, shfrytëzuan ekonominë e shkallës, duke u bërë më rezistente ndaj krizës, në raport me bizneset më të vogla.

"Një pjesë e madhe e tyre rezultojnë me rritje dyshifrore të qarkullimit vjetor", thuhet në një analizë pas të dhënave të përpunuara nga revista ekonomike "Monitor".

Nga bilancet e 100 kompanive më të mëdha, xhiro e tyre në total është rritur rreth 7%, të kryesuar nga bizneset e mëdha të naftës.

"Monitor" analizon se kompani të mëdha shqiptare, edhe pse të dobësuara nga viti i 5-të radhazi i krizës së pas 2008-s dhe të shqetësuara nga konfliktualiteti ekstrem i politikës me zgjedhjet e 2013-s, vijojnë të përpiqen për të mbijetuar, të përshtaten, sofistikohen dhe të konkurrojnë në treg. Ka kompani që nuk i rezistuan presionit të tregut, krizës, konkurrencës, ndërsa të tjera janë zgjeruar me ritme dyshifrore, duke ndryshuar dhe pozicionin tek 100 VIP-at.

Ja 10 bizneset më të mëdha në vitin 2013, prej të cilave, 4 të parat ruajnë pozicionet prej dy vitesh:

1-"Bankers Petroleum", ka qarkullim vjetor rreth 484 milionë euro,

2-"Kastrati", operator në tregtimin e karburanteve, xhiro vjetore 457 milionë euro,

3-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), me gjithë problematikën, ka një qarkullim vjetor 269.3 milionë euro,

4- "Banka Kombëtare Tregtare", në fund të 6-mujorit të parë 2014 u rendit më e madhja sipas aktiveve ka qarkullim vjetor 255.5 milionë euro,

5- KESH-i (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) pavarësisht nga situata problematike në likuiditet, mban nivel të lartë faturimi, 209.6 milionë euro,

6- "Kurum" xhiro vjetore në vitin 2013 arriti në 176 milionë euro,

7-"Europetrol Durrës Albania" me xhiro prej 161.2 milionë euro,

8-"Raiffeisen Bank" qarkulloi vjet rreth 147 milionë euro,

9- "Vodafone" siguroi një xhiro vjetore 131.8 milionë euro dhe është kompania më e madhe e telefonisë celulare,

10- "Marketing Distribution" me xhiro vjetore 109 milionë euro.
Shtuar më 18/09/2014, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori