Çmimi i naftës, AK: Sheiku Kokëdhima më i shtrenjtë se Al-Asaad i Sirisë
Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër ndaj monopoleve të naftës. Sipas tij nafta ka rënë me 40% në bursat botërore por në vendin tonë çmimi vazhdon të jetë më i larti në Europë.

"Po përcjell me shqetësim komponentët financiar të Shqipërisë në këtë fillim viti 2015 që sinjalizojnë rënien drejt një krize të thellë ekonomike të vendit. Sot nafta ka rënë 40% në bursa por në Shqipëri vazhdon çmimi më i shtrenjtë në Europë", është shprehur Spahiu.

Aleanca KuqeZi publikoi një analizë të çmimeve të naftës në gjithë botën duke akuzuar qeverinë se mbron interesat mafioze dhe klientiliste të deputetit saj Koço Kokëdhima.

"Qeveria shqiptare mbron hapur monopolet e mafies së naftës dhe ka lejuar që Shqipëria të ketë të njëjtin nivel çmimi me Danimarkën dhe Irlandën, ndonëse çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është më i ulët i 15 viteve të fundit. Ndonëse Shqipëria është i vetmi vend në rajon që mbulon gjysmën e konsumit me prodhim vendas sërish i kemi çmimet më të shtrenjta se Maqedonia, Kosova, Mal i Zi, Bosnja Ballkani e ul naftën 80 cent, Shqipëria me çmimin 1.3 euro vetëm se sheiku Kokëdhima nuk pranon të ul çmimin nga pronat kombëtare të nëntokës shqiptare. Jugu i Shqipërisie gjithë puse nafte dhe Shqipëria me çmiet më të shtrenjta në Europë Ka ardhur koha që çdo shqiptar të kuptojnë se jemi i vetmi vend në botë ku qeveria e takson naftën tre herë më shtenjtë se çmimi i blerjes. Ndërkohë jemi i vetmi shtet që lejojmë që sheiku Alpetrolit Koço Kokëdhima ta shes naftën më shtrenjtë se Al Saadi sirisë. Në gjithë tregun botëror nafta ka një rënie 50%, ndërsa në Shqipueri vetëm 7% duke rënduar ndjeshëm ekonominë e vendit. Zoti Kryeministuer është koha të burgosni mafien e monopoleve të naftues dhe jo pensionistët që vonojnë faturat e energjisë. Puset e nëntokës së Shqipërisë po grabiten nga shoku dhe kolegu yt. Mos u bë ortak i monopolit që po rënon çdo ditë xhepat e famijeve shqiptare", ka vijuar kreu i AK-së. /albeu.com/

Vendet, çmimi i naftës për litër në Europë dhe botë:

Shqipëria 1,300

Algjeria 0,127

Andorra 1,041

Armenia 0,912

Austria 1,220

Bjellorusia 1,150

Belgjika 1,298

Bosnja 1,199

Bulgaria 1,191

Kroacia 1,218

Qipro 1,353

Çekia 1,307

Danimarka 1,423

Egjipti 0,202

Estonia 1,190

Finlanda 1,411

Franca 1,167

Gjeorgjia 0,915

Gjermania 1,289

Greqia 1,179

Hungaria 1,286

Irlanda 1,369

Italia 1,588

Jordania 0,769

Kosova 1,200

Kuvajti 0,151

Letonia 1,192

Libia 0,100

Lituania 1,171

Luksemburgu 1,111

Maqedonia 1,011

Malta 1,360

Moldavia 0,932

Mali i Zi 1,190

Maroku 0,884

Holanda 1,403

Norvegjia 1,591

Polonia 1,109

Portugalia 1,299

Rumania 1,305

Rusia 0,542

Arabia 0,077

Serbia 1,280

Sllovakia 1,333

Sllovenia 1,332

Spanja 1,229

Suedia 1,353

Zvicra 1,331

SHBA 0,73

Ukraina 0,890

Britania e Madhe 1,592
Shtuar më 11/01/2015, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori