U akuzua ngacmim s*ksual dhe tentoi t’ia mbathte, kapet 46 vjeçari

Një 46 vjeçar i dënuar nga gjykata për abuzim seksual është arrestuar nga policia.

Shtetasi Besnik Kreçi banues në Tepelenë, tentoi të arratisej drejt Greqisë por u arrestua nga policia kufitare në zonën e Gjirokastrës.

Njoftimi:

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin B.K 46-vjeç nga Tepelena, pasi ka dashur të arratiset drejt Greqisë. 46 vjeçari i fshihej dënimit nga gjykata për abuzim seksual me person të pambrojtur.

Menjëherë 46-vjeçari është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës


Shtuar 1.09.2020 20:15