Cili është plani ekonomik i Putinit?
Presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmarrë disa masa me qëllim që ta përmirësojë situatën ekonomike të Rusisë, por si duket këto masa nuk kanë aq shumë efekt.

Rusia është goditur rëndë ekonomikisht edhe nga sanksionet e Perëndimit.

Putini ka folur në konferencën e fundit të vitit të kaluar për mbështetjen e bizneseve të vogla, amnisti të përgjithshme për ata që kthejnë kapitalin në vend dhe nxitje të teknologjisë ruse.

Ai duke e thjeshtëzuar planin ekonomik, tha se me rëndësi është që "rusët të kenë vodka për të pirë dhe bukë për të ngrënë"./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori