Rrëfehet kontesha që që ra në dashuri me mikun oligark të Putin: Bëja jetë vulgare (FOTO LAJM)

Një konteshë angleze ka rrëfyer për BBC se si ajo ra pre e lakmisë dhe dëshirës për pushtet dhe para.

Bukuroshja aristokratike Alexandra Tolstoy, 45 vjeç u martua me një oligark rus dhe sipas saj, aty nisi edhe “jeta vulgare”

Blerja pa fund, udhëtime të shumta luksoze me avionë privatë, veshje nga më të shrenjtat, të gjitha këto ishin pjesë e jetës së saj.

Mirëpo, duket se tashmë ajo është penduar për gjithë këtë “jetë të shfrenuar”. 45 vjeçarja, e cila është vajza e Count Nikolai Tolstoy dhe ka një lidhje të largët me autorit Leo Tolstoy, ra në dashuri me miliarderin Sergei Pugachev, 57 vjeç, ndërsa punonte si mësuese e gjuhës angleze për të.

Çifti kanë 3 fëmijë së bashku dhe Alexandra tregon se si bota e saj u shkatërrua kur Pugachev u arratis në Francë nga frika për jetën, pasi Kremlini lëshoi një urdhër arresti, duke pretenduar se ai i detyrohej shtetit 1 miliard paund.

Raportohet se Sergei kishte një miqësi “shumë të ngushtë” me presidentin rus Vladimir Putin.


Shtuar 6.04.2020 09:12