Çdo shqiptar ka shkuar mesatarisht tre herë tek doktori në 2017-n
Pëlqej
Në vitin 2017">2017, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 7.942.742, mesatarisht 3 kontakte për person në vit, raporton INSTAT, në publikimin “Treguesit e Shëndetit Publik 2017">2017”. Numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve, gjatë vitit 2017">2017, është 929.330, ndërsa në konsultorin e gruas është 272.172. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,4 gjatë vitit 2017">2017 nga 5,3 ditë në vitin 2016. Ndërhyrjet kirurgjikale të kryera në spitalet publike janë 57.475 me një rritje prej 10,0 %.

Kujdesi shëndetësor parësor

Në vitin 2017">2017, numërohen 413 qendra shëndetësore të degëzuara në 2.022 ambulanca, si dhe 46 poliklinika të specializuara. Kontakti për pacientë në shërbimin parësor është 2,7 herë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri, gjatë vitit 2017">2017, ka kontaktuar qendrat e kujdesit shëndetësor parësor mesatarisht 3 herë.

Në vitin 2017">2017, numri i vizitave gjithsej në konsultorin e gruas është 272.172 nga të cilat 62,4 % janë realizuar me asistencë të mjekut specialist. Numri i vizitave të para obstetrikale është 32.787, i cili përkon me numrin e lindjeve të raportuara gjatë vitit 2017">2017.

Ne vitin 2017">2017, numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve është 929.330. Ndër këto vizita, 57,5 % janë ndjekur nga stafi i lartë mjekësor. Të dhënat mbi fëmijët e regjistruar në konsultor tregojnë se 78,4 % e fëmijëve 0 deri në 1 vjeç ushqehen me qumësht gjiri.

Shërbimi spitalor dytësor

Ky shërbim i ofrohet popullsisë nëpërmjet sektorit publik dhe sektorit privat. Në vitin 2017">2017, numri i spitaleve publike dhe jopublike në vend është 55, ku 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private. Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publikë dhe jopublikë është 8.885 (3 shtretër për 1000 banorë).

Shërbimi spitalor publik

Shërbimi spitalor publik në Shqipëri ofrohet nga spitalet rajonale të cilat kanë shërbimet bazë dhe spitalet e specializuara, të cilat janë të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe qendrat e qarqeve të tjera të vendit.

Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,4 ditë në vit me një xhiro të shtratit 32,8 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor, gjatë vitit 2017">2017, është 176,8 ditë, të cilat përbëjnë 48,4 % të ditëve kalendarike të këtij viti. Numri i pacientëve, të operuar në vitin 2017">2017, ka një rritje prej 10,0 % krahasuar me një vit më parë.

Në shërbimin spitalor një peshë të rëndësishme zë shërbimi terciar i cili përfaqësohet nga Qendra Spitalore Universitare (QSUT) e cila ka dhe numrin më të lartë të shtrimeve dhe operimeve gjithsej në vit për të gjithë vendin.

Në vitin 2017">2017, nga numri i shtrimeve spitalore gjithsej, 34,4 % janë realizuar pranë QSUT ndërsa operimet e realizuara pranë kësaj qendre zënë 46,7 % të operimeve gjithsej në vend.

Shërbimi për shëndetin mendor

Shërbimi spitalor i specializuar për shëndetin mendor është i përqendruar në Qarkun Vlorë dhe Elbasan me spitale të veçanta. Në Qarkun Shkodër dhe Tiranë shërbimi për shëndetin mendor përfshihet brënda shërbimit spitalor. Një peshë të rëndësishme në këtë shërbim kanë qendrat komunitare të shëndetit mendor dhe shtëpitë e mbështetura. /Monitor/
Shtuar më 17/07/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori