Cani: Rritja e buxhetit nuk rëndon xhepat e qytetarëve
Pëlqej
Rritja e buxhetit për vitin 2014">2014 nuk i rëndon asnjë qytetari shqiptar. Kështu u shpreh sot në Kuvend, ministri i Financave Shkëlqim Cani teksa po diskutohej akti normativ i Qeverisë për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e buxhetit të vitit 2014">2014.

“Ish ministri i financave duhet të heshtë, na i kërcënon shqitparët se medemek të gjitha të ardhurat shtesë na qënkërkan paguar nga qytetarët dhe jo nga biznesi. Tatimi mbi vlerën e shtuar prej 260 milionë dollarësh ka ardhur në të kundërtën, sepse bizneset pranë ish-ministrit dhe ish-kryeministrit nuk i marrin më këto para.
Populli gjithmonë i ka paguar për çdo blerje, por paratë nuk përfundonin në xhepat e buxhetit por të biznesit pranë ish-qeveritarëve. Ka marrë fund kjo kohë dhe këto para kanë përfunduar në buxhetin e shtetit”, tha Cani.

Nderkohë që opozita vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit, pas incidentit të ndodhur në muajin korrik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori