Cani: Referencat nuk hiqen
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ishte sot në Komisionin e Ekonomisë për tiu përgjigjur interesit të deputetëve lidhur me kodin e ri doganor. Sipas tij çmimet e referencës në dogana nuk mund të hiqen plotësisht, pasi edhe vetë bizneset më korrekte janë kundër një mase të tillë.

“Ka biznese që iu takojnë juve, që duan të hiqen, por ka biznese të tjera që nuk duan t’i heqin. Do të harxhojmë 5 metoda, që fillojnë me atë që është fatura dhe në fund me çmimin e referencës. Duke qenë kështu, pesha në praktikë do të jetë në ulje, madje edhe drastike, por në kohën e vetë. Do të vijë në mënyrë graduale baza e vlerësimit në çmimet e referencës në doganat shqiptare” deklaroi Cani.


Kodi i ri doganor lehtëson qarkullimin e mallrave dhe proçedurat doganore të biznesit. Sipas ministrit të Financave, drafti do të hyjë në fuqi në një janar të vitit të ardhshëm dhe është mirëpritur nga sipërmarrësit. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2014, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori