Cani: Eurobondi synon lehtësimin e borxhit publik
Në një konferencë për shtyp, ministri Cani citoi sot se Eurobondi do lehtësojë borxhin publik. Paraditen e sotme, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e ka vënë theksin tek Eurobondi, që sipas tij është elementi kyç në zhvillimin e ekonomisë.

Eurobondi është pjesë e një strategjie që synon lehtësimin e borxhit publik. Shqipëria arriti të marrë 450 mln euro me një normë interesi prej 5.75 %”, ka deklaruar Cani.

Ai ka pohuar se buxheti i vendit doli sërish me defiçit në vitin 2015, por kjo sipas tij, nuk duhet të na çudisë. “Ka 25 vite që buxheti i vendit del me defiçit, nuk kemi arritur në asnjë vit të dalim me sufiçit. Me Eurobondin i kemi bërë të mirën e duhur financave të vendit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se për zhvillimin e ekonomisë, qeveria ka nisur 12 reforma, të cilat sipas tij, kanë marrë vlerësime maksimale nga partnerët ndërkombëtarë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2015, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori