Publikohet bashkëpunimi, Sadna dhe Alek në skena të nxehta në klipin e ri (VIDEO)

Pak ditë më parë Sara Khan e njohur si Sadna nga seriali “Bidaai”, njoftoi se shpejti do të publikonte videoklipin e saj të ri dhe që do të ishte në bashkëpunim me aktorin Angad Hasija ose siç e njohim ndryshe Alek.

Videoklipi është publikuar dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Sara Khan shfaqet në disa skena të nxehta me Angad Hasijan. Kënga flet për një histori dashurie mes një djali që bën tatuazhe dhe një vajze. Kënga është shumë ritmike dhe pritet që të ketë sukses.

Sara Khan prej disa kohësh i është përkushtuar shumë muzikës dhe do e shohim së shpejti edhe në projekte të tjera muzikore. Po ju lëmë të dëgjoni këngën më poshtë dhe na tregoni përshtypjet tuaja.


Shtuar 15.02.2020 15:24