Dy të zhdukur në Gramsh, familjarët “alarmojnë” policinë

Dy persona janë denoncuar të zhdukur në qytetin e Gramshit.

Një 57 vjeçar është dënoncuar i zhdukur në polici nga vëllai i tij dhe një 41 vjeçar është denoncuar i zhdukur nga djali i tij.

Njoftimi i policisë:

-Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

-Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com