BSH publikon vrojtimin e besimit të konsumatorëve për ekonominë
Banka e Shqipërisë publikon vrojtimin më të fundit mbi indeksin e besimit të biznesit dhe konsumatorëve në tremujorin e tretë të këtij vitit. Sipas raportit, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 87.9 në tremujorin e tretë të vitit 2013, në rritje me rreth 10.3 pikë përqindjeje. Niveli aktual qëndron rreth 12.1 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Përmirësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike, në këtë periudhë, u ndikua kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimitsektorin e shërbimeve.


Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rritja e besimitsektorin e industrisë.
Nga ana tjetër, përkeqësimi i shënuar në treguesin e besimit të ndërtimit dhe të konsumatorit kontribuoi negativisht në treguesin e përgjithshëm për ekonominë. Treguesi i besimitsektorin e industrisë u përmirësua me rreth 1.5 pikë përqindje, në tremujorin e tretë të vitit 2013. Rritja e treguesit të besimit në këtë sektor u përcaktua nga përmirësimi i shënuar në balancën e prodhimit industrial me rreth 7.8 pikë përqindjeje. Rreth 11.4% e bizneseve në sektorin e industrisë kanë kryer investime të reja në gjashtë muajt e fundit. Investimet e reja u përqendruan kryesisht në blerjen e pajisjeve teknologjike. Për gjashtëmujorin e ardhshëm, 14.7% e bizneseve vlerëson të kryejë investime të reja në struktura dhe pajisje teknologjike. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2013, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori