BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Pëlqej
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot Raportin Mujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%.

Kjo ishte hera e parë që Këshilli Mbikqyrës, u mblodh nën drejtimin e guvernatores në detyrë Elisabeta Gjoni, pas arrestimit dhe shkarkimit të ish-guvernatorit Ardian Fullani. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori