Këtë vit inflacioni ndodhet në nivel më të lartë nga viti i kaluar. Lajmi është bërë i ditur të martën nga
Banka e Shqipërisë, e cila prezantoi një
raport ku analizoi situatën me çmimet në treg.
Banka pranoi se niveli mesatar aktual i
inflacionit ndodhet një pikë përqindje më i lartë se viti i kaluar, duke qëndruar disi jashtë objektivit të BSH-së, por që në periudhën afatshkurtër
situata pritet të përmirësohet.
Banka analizoi në
raport efektet që nxitën
rritjen e
inflacionit dhe evidentoi ndikimin e kategorisë së produkteve të shtrenjtuara, nga taksat e reja, raportoi e përdithsmja Shqip. Akciza u rrit me 30 % për një pjesë të mallrave, në vitin 2010, dhe kjo solli rritje në kostot e biznesit, pasi preku lëndët e para.
Banka tha se “në
rritjen e çmimeve ndikoi edhe
situata në tregjet e huaja, ku pasiguria dhe kriza çuan në shtrenjtimin e disa artikujve bazë të konsumit dhe të lëndës së parë.”
Ekspertët e bankës thanë se “ecuria e rritjes ekonomike do të jetë pozitive.” /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2011,
ora 10:09