BSH "harron" hashashin dhe bën shpjegimin epik: Euron e rrëzuan turistët
Pëlqej
Euro është në nivelet më të ulta gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të enjte me 126.89 lekë, me një rritje të papërfillshme nga e mërkura, kur shënoi nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Por, Banka e Shqipërisë ka një shpjegim epik në lidhje me shkakun s e situatës së krijuar me euron, në një periudhë që nuk përkon as me kthimin e emigrantëve dhe as me sezonin e verës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, euro ra sepse një numër i madh turistësh kanë prenotuar pushimet në Shqipëri dhe kjo ka bërë që në treg të qarkullojë shumë euro duke ulur çmimin e saj, raporton Albeu.com.

Në fakt, e vërteta, të cilën e di edhe BSH është shumë ndryshe. Studime të ndryshme kanë treguar se shkaku i kësaj situatë është pikërisht fluksi i valtuës që ka hyrë në vend për shkak të "sezonit të mbarë" gjatë dy viteve të fundit me hashashin.

Këto para janë duke u investuar masivisht në pasuri të paluajtshme duke rritur çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve. Ndërkohë që rriten shitjet e pasurive të paluajtshme, sistemi bankar nuk shënon rritje të kreditimit, ç'ka tregon se burimi i parave për të blerë këto pasuri të paluajtshme nuk janë bankat por thasët e parave të drogës. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori