BSH, gati drafti që mbron sistemin bankar në Shqipëri
Kriza bankare në Greqi mund të japë efektet e saj edhe në Shqipëri. Banka Qëndrore jep sinjalin e parë për rrezikun që i kanoset sistemit bankar shqiptar prej krizës greke.

Institucioni qëndror bankar dhe ministria e financave kanë bërë gati draftin për të mbrojtur filialet e bankave greke në rast të falimentimit të bankave mëmë.

Anëtari i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë Arjan Kadareja shpjegon se synimi i ndryshimeve në projektligj është kthimi i filialeve në banka që veprojnë në pavarësi të plotë prej bankave mëma.

Sipas tij efektet e krizës në rajon ishin nxitja për krijimin e rregullave më të rrepta të mbikqyrjes së sistemit bankar në vend.

Projektligji për bankat në Shqipëri është dorëzuar tashmë në Kuvend ku pritet që të diskutohet në komisionin e ekonomisë dhe më pas të miratohet./albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori