Britania mund të kthehet sërish në recesion
“SHBA në muajt në vijim do të këtë rritje ekonomike modeste” në këtë konkluzion kanë dalë specialistë të Bankës Qëndrorë të Shteteve të Bashkuara.

Në një raport të bërë publik nga specialistë të Rezervës Federale gjatë ditës së sotme thuhet se shpenzimet e konsumatorëve dhe investimet e bizneseve janë përmirësuar, por tregu i punës dhe sektori i ndërtimit përballen ende me probleme.

Zyrtarët e Rezervës Federale paralajmërojnë gjithashtu mbi "rreziqe për rënie" të ekonomisë, si pasojë e tensioneve në tregjet financiare globale. Banka Qendrore i mbajti shkallët e interesit të pandryshuara, pasi inflacioni nuk u ngrit kohët e fundit.

Nëse inflacioni përbën kërcënim, zyrtarët e Rezervës Federale ka të ngjarë të ngrenë interesat për të zbutur ekonominë dhe për të kontrolluar çmimet./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori