Grabitje me armë në Fushë-Krujë, maskat me armë marrin furgonin me banane

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Burimet bëjnë me dije se tre persona të maskuar, me armë në duar, kanë ndaluar një mjet që transportonte mallra.

Pasi kanë zbritur në tokë shoferin, kanë marrë furgonin e ngarkuar me banane dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejes së zonës  kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes/albeu.com/

 


Shtuar 30.06.2021 09:03