Boshatisja e arkës, Bode: Akuzat e opozitës të pabaza
Ministri i Financave, Ridvan Bode reagoi sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste se, qeveria e ka "boshatisur" arkën e shtetit. Në një prononcim për mediat, Bode u shpreh se deficiti buxhetor mbetet brenda objektivit dhe është nën kontroll.

"Deficiti buxhetor mbetet brenda objektivit dhe është nën kontroll. Ne kemi arkëtuar së fundmi edhe 57 milionë euro nga kompania turke 'Kurum', e cila privatizoi 4 hidrocentrale", tha Bode. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2013, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori