Borxhi, Greqia do zhytet edhe më thellë
Borxhi grek do të rritet dhe më tej për vitin 2012">2012. Edhe me gjithë shkurtimet drastike të shpenzimeve publike dhe kursimeve të rrepta boxhi do vazhdojë të rritet. Sipas projektbuxhetit të paraqitur mbrëmë për aprovim në parlament borxhi grek në fund të vitit do të arrijë në 356,5 miliardë ose 161,8% të GDP-së, kurse për vitin 2012">2012 do të rritet në 371,9 miliardë euro ose 172,7% të GDP-së.

Parashikohet recesion më i ulët në 2,5% nga 5,5% aktualisht, por vlerësohet se papunësia do të rritet më tej, nga 15,2% të këtij viti në 16,4% në fund të vitit tjetër.

“Duhet të plotësojmë objektivat financiarë në fund të vitit 2012">2012 dhe të krijojmë premisat për një model të ri zhvillimi” theksoi ministri i Financave Evangjellos Venizellos.

Sipas ministrit në fund të vitit 2012">2012 do të jetë mbuluar edhe defiçiti 0,7% i objektivit financiar të këtij viti për të cilin është rënë dakord dhe nga ana e Trojkës.

Rezervat e shprehura ndërkohë nga ana e komisionerit evopian për Ekonominë Oli Rehn, i cili foli për “masa të rëndësishme por jo të mjaftueshme”, shkaktuan një rënie të re të bursave, veçanërisht asaj të Athinës me -2,4%.
Shtuar më 04/10/2011, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori