Bode: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, e vlerësuan edhe të "huajt"
Ridvan Bode
Ekonomia shqiptare për këtë vit pati një mbyllje të mbarë duke e krahasuar me rënien ekonomike që po përjetojnë vende të tjera europiane, kështu e ka cilësuar bilancin e këtij viti ministri i Financave Ridvan Bode.

Duke u bazuar edhe në raportin e Moody’s dhe Standard and Poor’s për ekonominë shqiptare Bode theksoi sot se ekonomia shqiptare është vlerësuar edhe nga agjencitë e huaja më të rendesishme.

Ekonomia shqiptare është vlerësuar edhe nga dy agjensitë e rëndësishme Moody dhe S&P. Dy agjensitë Moody dhe S&P në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjensitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative, dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm” theksoi Bode gjatë analizës 1-vjetore të ministrisë së Financave.

MInistri Bode në analizën e tij përmendi edhe reformat që ka kryer qeveria shqiptare të cilat sipas tij kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare.

“Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Europës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje nga vitit 2005 duke qënë më i ulti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizme të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, vendi përfitoi nga niveli i borxhit”, ka shtuar më tej Bode ku sipsa tij rritja ekonomike për këtë vit u shënua në masën 3.9%, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2011, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori