BMW rrit parashikimin për fitimet
Pëlqej
BMW X6
Prodhuesi gjerman, i pari në botë në prodhimin e veturaveluksit BMW, rriti parashikimin për përfitueshmërinë e biznesit për këtë vit, i mbështetur nga shpërthimi i konsumit kinez të mjeteve të luksit. BMW tha zyrtarisht se tashmë pret që biznesi i veturave të rrisë marzhin e fitimit në më shumë se 7% për këtë vit dhe kjo është vlerë më e lartë nga parashikimi për fitim me marzhin 5%, që kompania bëri në muajin Gusht. Ndërkohë analistët e tregjeve mendojnë se për këtë vit, BMW do realizojë një marzh fitimi nga shitjet e veturave në të paktën 7.4%.

"Ne dëshirojmë të rrisim ndjeshëm fitimet e grupit në këtë vit për të hedhur një hap përpara në realizimin e synimeve të vendosura për vitin 2012," tha Shefi Ekzekutiv Norbert Reithofer, në një deklaratë për mediat. Ashtu si rivali i sektorit të mjeteve të luksit Mercedes, që në këtë vit ka rritur 3 herë parashikimin, BMW është surprizuar nga rritja e menjëhershme e kërkesës për modelet e saj në këtë vit. Për tremujorin e tretë fitimet përpara taksave dhe interesave në divizionin e saj të automobilave, u rritën në 1.15 miliard euro, duke i dhënë një marzh të shitjeve me 8.1%.

Analistët parashikuan marzh të shitjeve në 7.9% dhe fitim përpara taksave dhe interesave në 1.01 miliard euro. Marzhi i shitjeve të Daimler-Mercedes, në këtë tremujor, është 9.5% dhe Audi 11.2%, i cilësuar nga analistët shumë i lartë për të qenë i qëndrueshëm. Në muajin Tetor kreu i grupit BMW për shitjet, Ian Robertson, parashikoi rritje të volumit me të paktën 10% në tremujorin e fundit, që do të thotë se shitjet për 2010 do të jenë më shumë se 1.44 milion vetura. Nëse do realizohet kjo do jetë është shifra e dytë më e lartë në histori pas shitjes së 1.50 milion veturave në 2007.
Shtuar më 03/11/2010, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori