Biznesi, qeverisë: Të shlyhen edhe interesat
Biznesi kërkon që qeveria të shlyejë jo vetëm detyrimet, siç premtoi kryeministri Rama, por edhe pagesën e detyrimeve shtesë që rrjedhin nga ky borxh.

Konfindustria bën të ditur se do të kërkojë zyrtarisht nga ekzekutivi shqiptar, që të zbatojë plotësisht në mënyrë të njëjtë, sikurse i kërkohet biznesit në detyrimet financiare të ndërsjellta.

Në njoftimin për shtyp thuhet se Konfindustria vlerëson se shlyerja e shumëpritur e faturave të prapambetura të punëve publike nga ana e shtetit duhet të shoqërohet edhe me detyrimet financiare shtesë mbështetur në fitimin e munguar dhe interesin bankar, që rrjedhin nga vonesa në kohë e pagesës dhe që ka prodhuar kosto shtesë për biznesin.

Vleresim të njëjtë Konfindustria kërkon edhe për vonesat e përhershme në kohë të rikthimit të TVSH. “Duhet të kujtojmë se biznesi për vonesa kohore të shlyerjes së detyrimeve ngarkohet me gjoba tepër të larta”,-theksohet në njoftim.
Konfindustria vlerëson gjithashtu se zbatimi i praktikave të njëjta në detyrimet shtet-biznes do të jetë hap shumë i rëndësishëm në rritjen e përgjegjësisë së përbashkët./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori