Berisha: Taksa e sheshtë ka çuar në rritjen e eksporteve
Qeveria gjatë ditës së sotme ka miratuar kuadrin makro-ekonomik dhe financiar, si dhe projektin buxhetor për vitin 2012-2014. Sipas kryeministrit Sali Berisha ky kuadër vendos bazat financiare për nisjen e mandatit të tretë qeverisës.

Kryeministri nuk ka dhënë shumë detaje per keto dokumente, por e sigurt është se ato kanë në themel të tyre taksen e sheshtë. Taksë, e cila në draftprogramin e Partise Socialiste, te shpallur nga kreu i opozites, Edi Ramë për ekonominë e vendit.
Taksa e sheshte prej 10%, sipas kryeministrit Berisha është një nga faktorët kryesore që eksportet vetëm ne 9 mujorin e ëtij viti të jenë 320 milionë dollarë meëshumë sesa viti i kaluar, i cili llogaritet si viti më i mirë i eksporteve. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori