Berisha: Në 2011 emetojmë eurobondin tjetër
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Vitin e ardhshëm qeveria e Shqipërisë synon emetimin e një eurobondi të ri në vlerën 500 milionë euro. Kështu është shprehur kryeministri Sali BErisha në një intervistë për agjencinë ekonomike të lajmeve 'Bloomberg'.

"Ne synojmë të lehtësojmë bankat që operojnë në Shqipëri nga kreditimi, kështu që dalim për herë të dytë në tregun ndërkombëtar të kapitaleve me një eurobond", ka thënë Berisha.

Ai thotë se fondet e ardhura nga ky borxh i ri, do të përdoren për të likuiduar detyrimet e mëparshme, si dhe për të realizuar investimet e parashikuara në rrugë, ura dhe hekurudha vitin e ardhshëm.

Agjencia Bloomberg thekson se eurobondi shqiptar klasifikohet me "notën" B+, tri shkallë më ulët se bonot e thesarit të Greqisë, që janë në pozicionin BB+.
"Nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër", ka thënë Berisha në lidhje me një ide të hedhur prej etë atij vitin që shkoi për zëvendësimin e monedhës vednase me euron.

Pak kohë më parë Ministria e Financave me vendim të qeverisë, emetoi në tregun ndërkombëtar eurobondin me vlerë 300 milionë euro.
Shtuar më 13/11/2010, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori