Berisha: Do të rriten pagat dhe pensionet
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Edhe gjatë vitit 2011 do të rriten pagat dhe pensionet. Kryeministri Sali Berisha theksoi gjatë mbledhjes së qeverisë, se projektbuxheti për vitin e ardhshëm, do të ketë prioritet infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin si dhe do të realizojë në planin ekonomik rritje të pagave dhe pensioneve për qytetarët shqiptarë.

Pagat në administratën shtetërore do të njohin rritje sipas kategorive në masën 5 deri në 10%. Kurse sa i përket pensioneve, kategoria e moshës që e përfiton në fshat do të njohë rritje me 10%, në fshat dhe 7-8% në qytet”, u shpreh Berisha.

Në mënyrën sesi do ndahet buxheti për sektorë, Berisha tha se zëri kryesor i investimeve do jetë në infrastrukturë, por krijon hapësira edhe për reformat në arsim dhe shëndetësi, si dhe fonde per zhvillimet teknologjike. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori