Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në afërsi të Laprakës, në Tiranë, në drejtim të rrethrrotullimit “Shqiponja”.

Siç mund ta shihni edhe në fotografitë e siguruara nga Top Channel, dy makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, saktësisht një veturë dhe një taksi.

Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.


Shtuar 6.02.2020 14:33