Gol nga 60 metra prej portierit, reagimi i “gardianit” të Penarol bëhet viral (VIDEO)

Kevin Dawson, portieri i skuadrës Penarol në Uruguai, është tërbuar tej mase pasi pësoi gol nga rreth 60 metra distancë në ndeshjen kundër Villa Espanola.

Gjithçka ndodhi në minutën e 91-të, kur miqtë fituan një goditje dënimi dhe portieri Facundo Silva goditi për të krosuar në zonë.Topi shkoi drejt e në portën e Penarol dhe Dawson pa topin t’i shkonte në rrjetë, pasi një prej shokëve të skuadrës i tha që ishte jashtë.

Portieri shkon te stenda e reklamave pas porte, duke e goditur me shkelm. Shishet e ujit fluturojnë prej tij, ndërkohë që ulërin me të madhe: “Pse më the që po del jashtë, pse?”.


Shtuar 27.06.2021 23:33

Tags: ,