BB mbështet Kosovën në çështjet mjedisore
Në zyrat e Bankës Botërore në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja nga zv/ministri i Financave Ramadan Avdiu dhe Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore, për financimin shtesë për Projektin e pastrimit dhe rifitimit të tokës në sektorin e energjitikës.

Vlera e këtij financimi shtesë është prej 4.2 milionë dollarë, dhe ka për qëllim vazhdimin e adresimit të çështjeve mjedisore, largimin e kemikateve të rrezikshme nga një vend i vjetër i gazifikimit dhe për të ndërtuar kapacitete për praktika të mira mjedisore në miniera dhe në sektorin e energjetikës.

Zëvendësministri Ramadan Avdiu, në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes shprehu kënaqësinë me rezultatet e arritura deri më tash në projekt.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Jug-Lindore, Ellen Goldstein tha se “Banka Botërore është e përkushtuar për energjinë e pastër, dhe po e ndihmon Kosovën në mënyra të ndryshme për të arritur cakun e saj afatgjatë të modernizimit të sistemit të saj energjetik. /albue.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori